“Salah meriton të jetë në podium, me Messin e Ronaldon për Topin e Artë”

PUBLIKUAR

Dejan Lovren beson se Salah meriton të jetë në top treshe për Topin e Artë.

Mohamed Salah është duke shkëlqyer me fanellën e Liverpoolit në “Anfield”. Ai deri më tani ka shënuar 43 gola në 47 paraqitje, duke thyer rekorde të shumta – teksa synon edhe atë të Ian Rush, si golashënuesi më i mirë në histori të klubit (47 gola).

Të shumtë janë ata që mendojnë se Salah është kandidati më serioz për Topin e Artë, para Lionel Messin e Cristiano Ronaldos.

Por, duke mos dashur ta vë në presion egjiptianin, Dejan Lovren tha se fillimisht Salah meriton të jetë përkrah Messit e Cristianos.

“Ai është njëshi. Ai po bëhet yll. Duket e lehtë ajo që bën, por është shumë e vështirë”, tha Lovren.

“Nëse vazhdon kështu – nuk mendoj se është koha e duhur që t’i bëjmë presion – por besoj se ai duhet ta nderohet si një ndër tre më të mirët në botë për këtë vit”.

“Ai meriton të kandidohet për Topin e Artë – kur njerëzit flasin për Messin dhe Ronaldon, ata duhet gjithashtu të flasin edhe për Salahun”.

“Ai meriton shumë më shumë të jem i sinqertë. Djema, 43 gola, çfarë dreqin….!”, ka deklaruar Lovren. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...