“S’kemi çfarë të humbasim në Madrid, do të luajmë për gjithçka…”

PUBLIKUAR

Heynckes premton ekip edhe më sulmues në “Bernabeu” të martën, pasi thotë se s’kanë çfarë të humbasin tashmë dhe se do ta sulmojnë Realin nga të gjitha anët.
Trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, thotë se ia falën fitoren Real Madridit (1-2) në “Allianz Arena” në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Ai ka premtuar se do të japin gjithçka në Santiago Bernabeu të martën e ardhshme.

“Ia falëm fitoren. Krijuam shumë shanse kundër Realit”, u shpreh Heynckes.

“Nuk kemi çfarë të humbasim në Madrit dhe mund të luajmë futboll edhe më të hapur atje, lirshëm… (për gjithçka)”, shtoi trajneri i Bayern Munich.

Ende nuk është konfirmuar, por Bayerni mund të luajë në ndeshjen e dytë pa Arjen Robben, Jerome Boateng dhe Javi Martinez – që të tre u zëvendësuan mbrëmë për arsye dëmtimesh. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...