Beckenbauer: Messi është hyjnor

PUBLIKUAR

Legjenda e Bayern Munichut, Franz Beckenbauer, e ka cilësuar si hyjnor superyllin e Barcelonës, Lionel Messin, teksa beson se shpresat e katalunasve janë të bazuara në të.

Bayern Munichu do të përballet me Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, dhe Beckenbauer e ka pranuar se ka një admirim të madh për yllin argjentinas.

“Ai është një lojtar hyjnor. Shpresat e Barcelonës mbështeten te Messi”, ka thënë fillimisht Beckenbauer, duke shtuar se Guardiola e njeh shumë mirë Barcelonën.

“Guardiola i di të gjitha fshehtësitë e Barcelonës. Ai i di edhe detajet më të vogla të cilat mund t’i ndihmojnë Bayernit”, ka shtuar gjermani. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...