Kur dy legjendat takohen

PUBLIKUAR

Sulmuesi brazilian Ronaldo e vizitoi skuadrën e LA Galaxy të martën dhe u takua më kënd tjetër përpos “luanin” e vetëshpallur, Zlatan Ibrahimovicin.

Sulmuesi suedez pati rastin të takohej dhe të pozonte me njërin prej sulmuesve më të mëdhenj që e kanë hijeshuar lojën e futbollit – Ronaldon. Me 352 gola në 518 ndeshje në karrierën e tij, ylli i Kupës së Botës më 2002 dhe dy herë fituesi i Topit të Artë, është futur në histori si njëri prej futbollistëve më frytdhënës, transmeton Gazeta Express.

Daily Mail raporton se braziliani ishte pyetur me shkak nga shefi i Galaxy, Sigi Schmid, të luajë për skuadrën e tij, ndaj të cilës ai u përgjigj: “Në rregull, më lejo të stërvitem pak më shumë dhe për ndeshjet e play-off mbase do të vij me 10 kilogramë më pak”.

Ronaldo, i lumtur që ka takuar Ibrën, e ka postuar një fotografi nga ai takim në Instagram. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...