Barcelona e gjen zëvendësuesin e Piques

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Chelseat, Marcos Alonso, është duke u konsideruar nga Barcelona si zëvendësues i mundshëm afatgjatë i Gerard Piques, ka mësuar Goal.com.

Fituesi i Kupës së Botës me Spanjën do t’i mbushë 32 vjet në shkurt të 2019-s dhe Barça beson se mbrojtësi i Chelseat është në gjendje që një ditë ta mbushë boshllëkun që Pique do ta lërë në zemër të mbrojtës në “Camp Nou”, transmeton Gazeta Express.

Alonso ka përvojë si qendërmbrojtës nga koha kur luante në Serie A për Fiorentinën, por asnjëherë nuk është përdorur si i tillë nga Antonio Conte në që prej transferimit në Chelsea në gusht të vitit 2016 për 26 milionë euro.

Alonso ka mahnitur në Angli në rolin e mbrojtësit të majtë, dhe e ka zënë një vend në ekipin e vitit në Premierligën për sezonin 2017-18. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...