Modric: Ronaldo dhe Messi e kanë arritur kulmin, janë të pakrahasueshëm

PUBLIKUAR

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka insistuar se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi e kanë arritur kulmin e futbollit botëror prandaj edhe janë të pakrahasueshëm.

Duke iu përgjigjur njërit prej debateve më të njohura në botën e sportit, përfaqësuesi kroat pohoi se të dy janë të mëdhenj, por si lojtar i Real Madridit do të votonte për Ronaldon, transmeton Gazeta Express.

“Të dy, Ronaldo dhe Messi janë lojtarë të mëdhenj”, ka thënë Modric për SVT Sport.

“Varet nga shija e njerëzve, kush e pëlqen njërin e kush tjetrin”, shtoi ai.

“Mua s’më pëlqen t’i krahasoj ata, por për ne, si lojtarë të Real Madridit, Cristiano është më i miri”, theksoi ai.

Modric e ka ndarë dhomën e zhveshjes me yllin portugez në gjashtë vitet e fundit, duke i fituar tri trofe të Ligës së Kampionëve me të. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...