James mund të luaj për çdo skuadër në Botë

PUBLIKUAR

Kolumbiani konsiderohet ikonë në vendlindjen e tij dhe talenti i tij është lavdëruar edhe nga shoku i tij në Kombëtare, Rene Higuita

Ai ka thënë se ylli i Bayern Munich është aq i mirë saqë mund të “luaj për çdo skuadër në Botë”.

Plejmejkeri i talentuar u shfaq për herë të parë në skenën globale të futbollit në Botërorin e vitit 2014, me Real Madridin që e bleu pas këtij turneu për 65 milionë funte.

“Ai është një lider natyral. Ja pse është kaq reprezentativ për Kombëtaren dhe vendin tonë dhe ne e vlerësojmë shumë lart. Ai ka arritur gjëra të mëdha duke falënderuar aftësitë e tij, vizionin dhe punën e madhe. Ai është lojtar i kompletuar, ai shënon, driblon dhe është një lojtar skuadre. Ai di kur të krosojë, kur të godas dhe kur të shfaqet në ndeshje. Ai mund të luaj për çdo skuadër në botë”, ka thënë për faqen zyrtare të FIFA portieri ikonë i Kolumbisë, Higuaita.

Madje ai e ka krahasuar atë edhe me figura legjendare të kombëtares kolumbiane të kohës së tij.

“Ai mund të jetë El Pide (Carlos Vaderrama) i ri”, ka thënë ai. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...