Manchester City e mohon se mbrojtësi 55-milionësh është lënë i lirë

PUBLIKUAR

Manchester City i ka hedhur poshtë raportimet e mediave se mbrojtësi anglez, të cilin e kishte blerë për 55 milionë euro para dy viteve, është i lirë të largohet në verë.

Kampioni i Premierligës ka insistuar se raportimet në mediat nuk janë të vërteta dhe se John Stones nuk do të lëvizë nga klubi, transmeton Gazeta Express.

Qendërmbrojtësi anglez nuk e ka luajtur asnjë ndeshje për Cityn këtë vit si pasojë e një lëndimi të rëndë.

Kjo ka bërë që të spekulohet se ai nuk është më pjesë e planeve afatgjate të Pep Guardiolas.

Por, drejtues të Cityt kanë thënë për Sky Sports se Stones nuk lëviz vendi dhe se do të jetë pjesë e skuadrës për ta mbrojtur titullin në Premierligë sezonin e ardhshëm. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...