Valverde e konsideron largimin nga Barcelona

PUBLIKUAR

E përditshmja e njohur spanjolle “AS” raporton se trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, është duke e konsideruar largimin nga “Camp Nou” në verë.

Megjithëse e udhëhoqi Barcelonën drejt triumfit në Kupën e Mbretit javën e kaluar dhe është shumë pranë ta mbyllë sezonin e Barçës si skuadër e pamposhtur në La Liga, Valverde mund të largohet pas vetëm sezonit të parë në krye të klubit, transmeton Gazeta Express.

Mes 54-vjeçarit dhe bordit të klubit ekzistojnë mospajtime pas eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve.

Barcelona u mposht nga Roma 3-0 në Itali, përkundër se ndeshjen e parë ne Spanjën e fitoi 4-1, për t’u eliminuar në çerekfinale. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...