Kapiteni i Reds mëzi që pret të përballet me homologun e tij të Romës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve derisa ata do të takohen të martën në Anfield
Jordan Henderson është gati dhe mezi pret që të takohet kundër Daniele De Rossit derisa Liverpool pritet që të takohet me romakët të martën.
“Lojtarë fantastik, lider fantastik për shumë vite tek Roma”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp kur është pyetur për De Rossin.
“Ai është një lojtarë i madh dhe këtë e thonë ata që kanë qenë afër tij për kohë të gjatë. Ai është rritu me ndeshje të përmasave të këtilla. Ai do të jetë në formë edhe tani. Por, ne ndjejmë që kemi më shumë lojtarë me eksperiencë në skuadrën ton, ndoshta jo sa ai, por ne jemi gati për sfidë”, ka thënë Henderson.
Henderson ka pranuar se takimi i së martës do të jetë “një ndeshje e madhe” për lojtarët e Liverpoolit por ata janë të fokusuar që të fitojnë.
“Ëndrra e juaj është të luani kundër skuadrave më të mira në Europë dhe Roma është njëra nga ato”, tha ai. “Do të jetë një natë fantastike ku ne do të fokusohemi gjatë tërë ndeshjes”, ka thënë ndër të tjera kapiteni i Liverpoolit. /GazetaExpres


