Një pikë, kaq është diferenca në Serie A mes liderit e vendit të dytë, pas fitores së madhe të Napolit në “Allianz Stadium”.
Napoli e ka mposhtur 1-0 Juventusin në “Allianz Stadium” me golin e mbrojtësit, Kalidou Koulibaly, në minutën e 90’ – për ta rihapur seriozisht garën për titull, shkruan Gazeta Express.
Diferenca mes Juves e Napolit tani është vetëm një pikë, 84 me 85 – kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund.
Natyrisht, kësaj fitore të madhe, nuk kishin se si të mos i gëzohen tifozët napolitan, që e din se janë më afër titullit se kurrë më parë, gjithmonë duke shpresuar në një rrëshqitje të Zonjës së Vjetër.
Kalendari nuk e favorizon aspak ekipin e Allegrit që nga katër ndeshjet e mbetura, dy prej tyre do t’i zhvillojë kundër Interit e Romës. /Gazeta Express/


