Salah, prioriteti i Madridit

PUBLIKUAR

Mohamed Salah është objektivi numër një i Real Madridin për afatin kalimtar të verës.

Mohamed Salah është duke shkëlqyer me fanellën e Liverpoolit që në sezonin debutues. Ai ka realizuar 41 gola në të gjitha garat, 31 në Premierligë – për të barazuar rekordin historik të mbajtur nga Shearer, Ronaldo e Suarez (me nga 31 gola).

Salah synon dhe është rrugës për të thyer edhe disa rekorde dhe për shkak të formës fantastike që po kalon, ai është bërë cak i shumë klubeve evropiane.

Don Balon raporton tash e sa kohë se Reali është seriozisht i interesuar për egjiptianin. Madje, mësohet se 25 vjeçari është prioriteti kryesor i Los Blancos për afatin kalimtar të verës.

Presidenti i Madridit, Florentino Perez, është duke bërë gati 200 milionë euro për Lojtarin më të Mirë të sezonit në Premierligë. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...