Oblak alarmon Liverpoolin e PSG-në

PUBLIKUAR

Oblak nuk e di se çfarë do të ndodhë në përfundim të sezonit, nëse do të jetë ende te Atletico, apo do ta veshë fanellën e një tjetër skuadre. Kjo ka alarmuar Liverpoolin e PSG-në, dy skuadrat që interesohen për sllovenin.

Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, ka thënë se “askush nuk e di” çfarë do të ndodhë në të ardhmen, duke insistuar se është i fokusuar vetëm që të përfundojë sa më mirë sezonin, ku Atletico ka mundësi të fitojë trofe, Europa Leaguen.

Ekipi i Diego Simeones gjendet në gjysmëfinale dhe do të luajë me Arsenalin e Arsene Wenger.

“S’ka asgjë të re. Kam kontratë që e kam nënshkruar dy vite më parë”, tha Oblak.

“Çfarë do të ndodhë askush nuk e di, madje as unë. Preferoj ta përfundojë sa më mirë sezonin, shpresoj me një titull. Më pas do të shohim, por unë kam kontratë. Nuk po mendoj për asgjë tjetër”, shtoi mes tjerash Oblak. /Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...