Befason Modric: E shoh veten duke luajtur në MLS me Ibrahimovicin

PUBLIKUAR

Ylli i Real Madridit, Luka Modric, ka thënë se e sheh veten në hapa të Zlatan Ibrahimovicit duke kaluar në MLS të SHBA-së në të ardhmen.
Modric luan për Madridin që prej transferimit nga Tottenhami më 2012 dhe ka kontratë deri më 2020, kur edhe do t’i mbushë 34 vjet, transmeton Gazeta Express.

Por, duke folur për televizionin suedez SVT Sport, përfaqësuesi kroat ka thënë se kalimi në Shtetet e Bashkuara mund të jetë opsion kur të vjen koha.

“Nuk i dihet kurrë çfarë ndodh, por ende i kam edhe dy vite kontratë me Real Madridin”, ka thënë Modric në një intervistë të zhvilluar muajin e kaluar, por publikuar këtë të premte.

“Jam i lumtur. Gjithmonë kam thënë se do të doja ta përfundoja karrierën në Madrid nëse është e mundur. Por nëse jo, atëherë mbase mund ta shoh vetën në SHBA”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...