Chelsea dhe Arsenal në luftë për ish-trajnerin e Barcelonës

PUBLIKUAR

Rivalët e Londrës, Chelsea dhe Arsenali shpresojnë ta sigurojnë transferimin e ish-trajnerit të Barcelonës, Luis Enrique, në verë, raporton The Sun.

Chelsea ka refuzuar t’ia plotësojë kërkesat e mëdha Enriques, duke e lënë Arsenalin të futet në garë për të, transmeton Gazeta Express.

Po ashtu, të dy këto klube janë duke i vëzhguar nga afër edhe dy trajnerë tjetër, atë të Juventusit, Massimiliano Allegrin dhe ish-trajnerin e Bayern Munichut, Carlo Ancelottin, i cili më parë e ka drejtuar edhe Chelsean.

Arsene Wenger e konfirmoi të premten largimin nga “Topçinjtë” pas 22 viteve shërbimi, ndërsa Antonio Conte pritet të largohet në verë, gjithashtu. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...