Andres Iniesta nuk ka mundur t’i përmbante lotët pas zëvendësimit në atë që vlerësohet të jetë finalja e tij e fundit me Barcelonën.
Iniesta e zëvendësua në pjesë të dytë në finalen e Kupës së Mbretit kundër Sevillës dhe u pa duke qarë në stol në momentin kur tifozët katalanë dhe ata kundërshtarë e duartrokiten vazhdimisht, transmeton Gazeta Express.
Në një ndeshje mjaft emocionale për të, ai madje ia doli të realizojë gol të paharrueshëm.
Pas përfundimit të ndeshjes, të cilën Barça e fitoi 5-0, Iniesta e ngriti trofeun e katërt më radhë në Kupën e Mbretit. /Gazeta Express/



