Mediat britanike raportojnë se trajneri Jose Mourinho mund të ketë shkaktuar përçarje në dhomën e zhveshjes së Manchester Unitedit me kritika të shumta ndaj lojtarëve.
Mourinho ishte kritikuar pasi e kishte qortuar ekipin e tij në fitoren ndaj Brightonit në FA Cup, transmeton gazeta Express.
Ai tani mezi flet me yllin Paul Pogba dhe i ka zemëruar të tjerët me trajtimin që po ia bën Luke Shawit, raporton The Sun.
Sipas shumë persona në United, me Shaw Mourinho do ta bëjë të njëjtin gabim që e kishte bërë me Mohamed Salah në Chelsea. /Gazeta Express/


