Ancelotti: “Arsenal? Varet nga oferta…”

PUBLIKUAR

Carlo Ancelotti ka diskutuar për mundësinë që të drejtojë Arsenalin – “e ardhmja ime varet nga projekti që më prezantohet”.

Pas më shumë se 20 vjetëve, Arsene Wenger konfirmoi largimin nga stoli i Arsenalit në fund të sezonit aktual. Topçinjtë janë hedhur në sulm për të gjetur një zëvendësues dhe në mesin e shumë emrave, është edhe ai i Carlo Ancelottit.

Trajneri italian vazhdon të jetë pa skuadër që kur u shkarkuar nga Bayern Munich në fillim të sezonit 2017/18 dhe shihet si zëvendësues ideal për Arsene Wengerin.

“Wengeri ka shkruar histori dhe ai duhet të njihet për këtë. Topçinjtë e dinë të ardhmen e tyre, por nëse më involvojnë mua në planet e tyre, jam shumë i lumtur në aspektin profesional, por momentalisht s’ka asgjë”, u shpreh Ancelotti.

“E ardhmja varet nga shanset dhe projekti që më prezantohet, jo vetëm nga unë. Tani jam i fokusuar në ndihmën që po bëj për UEFA-n”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...