Vincenzo Montella e ka përshkruar Lionel Messin si një “alien”, por është i sigurt se Sevilla mund ta zbresë Barcelonën me këmbë në tokë të shtunën në finalen e Copa del Rey.
“Mendoj se Messi është alien (jashtëtokësor). Shpresoj (sot) të jetë atje lartë në vend të tokës. Duhet të përpiqemi që mos ta lëmë ta ketë shumë topin në këmbë”, u shpreh Montella.
“E kemi parë se është e mundshme të fitosh kundër Barcelonës, por që kjo të ndodhë, duhet të jemi të fokusuar gjatë gjithë ndeshjes dhe të mos e humbim përqendrimin për asnjë moment”, shtoi Montella.
Finalja e Kupës së Mbretit zhvillohet në “Wanda Metropolitano” të Atletico Madridit sonte nga ora 21:30. /Gazeta Express/


