Henry trajner i Arsenalit – pyesni Gazidisin

PUBLIKUAR

Thierri Henry i është përgjigjur pyetjeve se ai mund të jetë njëri prej zëvendësuesve të Arsene Wenger në Arsenal për sezonin e ri

Klubi nga Londra Veriore lajmëroi sot që franceze nuk do të jetë më trajner i skuadrës të cilët është duke e trajnuar që nga viti 1996.

Ish ylli i Gunners Henry, i cili është duke punuar si asistent trajner i Belgjikës me Roberto Martinez, është thënë se do të jetë zëvendësues i Wengerit, por ai ka refuzuar që të jap përgjigje për këto thashetheme, duke thënë se ai do ta këtë të vështirë ta refuzojë këtë ofertë nëse i ofrohet.

“Më shikoni duke buzëqeshur. Dëgjoni, kjo është qesharake sepse nuk do ta bëj këtë në këtë mënyrë përsëri (duke folur për marrjen e timonit të Arsenal”, ka thënë ai për Sky Sports.

“Po përpiqem të flas më shpirt dhe kam shkuar shumë larg. Është një njeri që mund ta pyesni për këtë gjë është shef ekzekutiv i Arsenalit Ivan Gazidis, ai mund të ju jap përgjigje”. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...