Barcelona takohet me Sevillan për Clement Lenglet

PUBLIKUAR

Barcelona e do në “Camp Nou” mbrojtësin, Clement Lenglet.

Mbrojtësi francez, Clement Lenglet, po shkëlqen këtë sezon në La Liga me Sevillan, duke u rënë në sy drejtuesve të Barcelonës.

“Sport” raporton se Barcelona tashmë është takuar me drejtuesit e Sevillas për të diskutuar për transferimin e mundshëm të qendërmbrojtësit, që është objektivi numër një për këtë repart.

Sido që të jetë, mësohet se ende nuk kanë nisur negociatat me klubeve.

Për lojtarin raportohet se interesohet edhe Manchester United, pas paraqitjet mbresëlënëse në “Old Trafford” në kuadër të Ligës së Kampionëve ku Sevilla triumfoi për të kaluar në çerekfinale, e që më pas u eliminua nga Bayern Munichu. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...