Emery: Nuk e di kur do të kthehet Neymari

PUBLIKUAR

Emery nuk e di se kur do të kthehet Neymari nga Brazili dhe të stërvitet me skuadrën.

PSG është duke u kritikuar për Neymarin, i cili sipas shumë analistëve, është dashur të ishte në Francë afër skuadrën në fund të sezonit.

Por, Neymar vazhdon të shijojë jetën në Brazil dhe madje as trajneri, Unai Emery, nuk e di se kur do të kthehet në Paris.

“Kur do të nisë ushtrimet, kur do të kthehet?  Nuk e di, nuk e di. Kur të jetë mirë”, u shpreh Emery.

“Nuk mund të them saktësisht kur do të kthehet në stërvitje, varet nga evoluimi i lëndimit”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...