Përfundon sezoni për yllin e Bayern Munichut

PUBLIKUAR

Për Arturo Vidalin e Bayern Munichut sezoni i sivjetmë fatkeqësisht ka përfunduar para kohe.

Vidal nuk do të mundë t’i hakmerret Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi lëndimi në gju do ta lërë atë jashtë fushës për pjesën e mbetur të këtij sezoni, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori kilian ishte përjashtuar nga loja në udhëtimin e fundit të Bayernin në “Santiago Bernabeu” sezonin e kaluar, dhe ai po shpresonte të rikthehej për ndeshjen kthyese gjysmëfinale përkundër se i ishte nënshtruar operimit pas lëndimit në stërvitje në fundjavë.

Megjithatë, sot Bayerni ka konfirmuar se për Vidalin ky sezon ka marrë fund, sepse operacioni ka zbuluar se ai ka më shumë probleme se që ishte menduar në diagnozën e parë./Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...