Michelle Levin është njëra nga instruktoret e fitnesit më e njohur në botë, ndërsa njihet me emrin përkëdhelës ‘La Cuerpa’, respektivisht ‘The Body’, që do të thotë “Trupi”, transmeton Zeri.info.

Një vëmendje të madhe ajo e tërheq në rrjetin social Instagram, ku ajo ndiqet nga hiq më pak se 13 milionë veta nga e mbarë bota, të cilët përveç trupit të saj tërheqës, kënaqen edhe me rutinat dhe ushtrimet që ajo i prezanton rregullisht.

Videot të cilat ajo i poston, rregullisht tërheqin qindra mijëra klikime, ndërsa kohëve të fundit posaçërisht është veçuar një video ku ajo shihet në brekë tanga miniaturë.

Ajo magjeps edhe me fotot e saj nga ushtrimet, ku ajo tregon trupin e saj të gdhendur dhe super-seksi. Vetë ajo e ka pranuar se është një femër e cila e pëlqen me trupin e saj të zhveshur dhe më së miri ndjehet kur ka sa më pak rroba në trup.


