Xherdan Shaqiri kërkohet edhe nga një klub tjetër në Premierligë

PUBLIKUAR

Evertoni dëshiron ta transferojë Xherdan Shaqirin nga Stoke City në afatin kalimtar veror, sipas mediave britanike.

Evertoni është cituar si njëri prej shumë klubeve nga Premierliga që kanë shfaqur interesim për ta blerë anësorin shqiptar të Zvicrës, skuadra e të cilit rrezikon të bjerë nga liga elitare angleze këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Përfaqësuesi i Zvicrës pritet të largohet nga Stoke në verë dhe duket se Evertoni do të kërkojë ta shfrytëzojë rastin për ta transferuar atë.

Shaqiri ka qenë lojtari i veçuar në Stoke falë performanca të mira në një sezon shumë të vështirë për klubin.

Ish-ylli i Bayern Munich dhe Interit ka kontratë me Stoke deri më 2020, por nëse klubi bie në Championship, nivelin e dytë të futbollit anglez, atëherë Shaqiri do të largohet. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...