Iago Aspas ka ngritur polemikat sot në Spanjë pas golit të barazimit, që ai e shënoi në minutën e 82’të të takimit
Aspas pasi kishte goditur topin atë e kishte prekur Ter Stegen por në kthim Aspas ka zgjatur dorën duke e futur në rrjetë.
Goli ka ngritur polemika të mëdha në Spanjë, ku po ashtu është kërkuar VAR në LA Liga.
Në këtë takim Barcelona luajti me 10 lojtarë dhe ka mundur të humbiste e tëra pasi që luajti për 20 minuta me një lojtarë më pak pasi nga minuta e 70 Sergi Roberto u përjashtua me të kuq nga ndeshja.
Në rast humbje Barcelona nuk kishte mundur të ndjek rekordin e mos humbjeve në La Liga.
Blaugrana nuk kanë humbje që 40 ndeshje zyrtare të La Liga. /GazetaExpress


