Liverpooli ia sheh hairin triumfit të Manchester Cityt në Premierligë

PUBLIKUAR

Manchester City e fitoi titullin në Premierligë për sezonin 2017-18 fundjavën që lamë pas, dhe nga triumfi i klubit të Sheikëve përfitoi edhe Liverpooli.

Liverpooli i fut në xhep 1 milion funte nga triumfi i Cityt në ligë falë një klauzole në transferimin e Raheem Sterling, shkruan Liverpool Echo, përcjell Gazeta Express.

Sterling u transferua nga Liverpooli në City më 2015 pas një marrëveshjeje në vlerë 50 milionë euro plus bonuse.

Një nga bonuset përcaktonte se City detyrohet t’ia paguajë “Të kuqve” 1 milion funte nëse Sterling është pjesë e skuadrës që e fiton ligën. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...