Sulmuesi i Manchester City është detyruar që të operohet pas një ndërhyrje të ashpër që e bëri Ashley Young në derbin e Manchesterit
Sulmuesi i Manchester Cityt dhe Argjentinës i është nënshtruar një operimi të vogël në gju dhe mund që mos të rikthehet për disa muaj.
S’paku jo edhe në këto 5 ndeshjet që kanë mbetur deri në fund të sezonit të City.
Aguero ka shënuar 30 herë në të gjitha garat derisa javën që lamë pas me Cityn u bë kampion i Premier Ligës, por u lëndua në derbin e Manchesterit më 7 pril.
“Rishërimi me arteroskopi i gjurit”, ka cicëruar Aguero në Twitter.
“Tërësisht i motivuar dhe shpresojë të kthehem shpejt në fushë.
Raportet fillestare thonë se Aguero mund të jetë jashtë fushave të lojës për më shumë se një muaj.
Kjo bën që ai mund ta humbet Botërorin, sidomos nëse ndonjëri prej sulmuesve të Argjentinës kthehet në top formë në fund të sezonit me ekipet e tyre. /GazetaExpress/


