Roberto Firmino është një lojtarë i kompletuar, sipas legjendës së LIverpool, Dirk Kuyt
Legjenda e Reds e ka lavdëruar sulmuesin duke thënë se ai është i kompletuar para golit dhe është një aset shumë i rëndësishëm për skuadrën.
Brazilani ka shënuar 25 gola në të gjitha farat për këtë sezon dhe pritet që të ndihmojë Liverpoolin edhe në Ligën e Kampionëve.
“Ai ka stilin e tij që e bën gjithmonë më special”, tha Kuyt për faqen zyrtare të klubit.
“Ja pse me pëlqen ai. Është një golashënues tipik por edhe sulmues ndryshe? Nuk kemi të tillë shumë në Europë, por Firmino ka stilin e tij që e bën atë shumë special; ai shënon gola të bukur por edhe pason për bashkëlojtarët. Kjo e bën atë lojtarë të kompletuar”. /GazetaExpress/


