Komuna e Lipjanit i Bashkohet peticionit për gratë e dhunuara gjatë luftës

PUBLIKUAR

f1_duriq181358593607
Më 14 Korrik, Komuna e Lipjanit pritet ti bashkohet peticionit për gratë e dhunuara gjatë luftës, ndërsa aksioni do të mbahet në Sheshin “Adem Jashari” në Lipjan.

“Të hënën nis peticioni për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.
14 Korriku, datës së nisjes së nënshkrimit të peticionit për gratë e dhunuara, gjatë luftës së fundit në Kosovë, i’u bashkohet edhe Komuna e Lipjanit.

Aksioni është planifikuar të mbahet në Sheshin“ Adem Jashari” në Lipjan, ndërsa kësaj iniciative do t’i bashkohet edhe kreu komunal, Imri Ahmeti.

Në këtë rast, Komuna e Lipjanit, iu bënë thirrje gjithë qytetarëve të Lipjanit, që t’iu përgjigjën thirrjes për nënshkrimin e peticionit. Sepse me anë të kësaj forme ne do t’i dalim në ndihmë gjithë atyre viktimave(grave), të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë” , kështu thuhet në njoftimin e Komunës së Lipjanit./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...