Policia e Kosovës u përgjigjet deputetëve për konkursin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një rast i dhunës në familje u raportua në ditën e Bajramit në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i...

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Policia e Kosovës, përmes një informacioni sqarues për media, i është përgjigjur deputetëve Veton Berisha dhe Etem Arifi.

Policia e Kosovës thotë se ka një numër të konsiderueshëm të pjesëtarëve të komunitetit egjiptian dhe ashkali të cilët në vazhdimësi kanë kryer dhe po kryejnë me devotshmëri detyrat dhe autorizimet në funksion të zbatimit të ligjit.

Konkursin e quan gabim teknik që do të përmirësohet, derisa kërkon falje dhe mirëkuptimin për këtë gjë.

Më poshtë po e japim të plotë njoftimin nga Policia e Kosovës:

Policia e Kosovës duke respektuar të drejtën e secilit, për t’u shprehur lirshëm, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit dhe mediave publikon këtë sqarim pas postimeve në rrjetet sociale të deputetit Veton Berisha lidhur me reagimin e tij publik për siç thotë ai: “përjashtimin e komunitetit Egjiptian/Ashkali nga konkursi për Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës si çdo herë tjetër bazuar në ligjet e aplikueshme në vend, procedurat standarde, si dhe me vendosmëri duke zbatuar parimet e mosdiskriminimit për të gjitha komunitetet në RKS, sot me datë 16.04.2018 ka shpall konkursin për zyrtarë policor ku janë specifikuar kriteret për aplikim dhe udhëzimet e nevojshme.

Policia e Kosovës në kuadër të saj ka një numër të konsiderueshëm të pjesëtarëve të komunitetit egjiptian dhe ashkali të cilët në vazhdimësi kanë kryer dhe po kryejnë me devotshmëri detyrat dhe autorizimet në funksion të zbatimit të ligjit.

Prandaj ju garantojmë që edhe në këtë proces sikurse edhe në të kaluarën do të ketë qasje të barabartë të të gjitha komuniteteve bazuar në parimet e patjetërsueshme të mosdiskriminimit të asnjë forme.

Policia e Kosovës kërkon falje dhe mirëkuptim për gabimin teknik sa i përket aspektit të përpilimit dhe printimit të formularit për aplikim, dhe ju sigurojmë që do të ndërmerren masa të menjëhershme në funksion të përmirësimit të gabimeve teknike, dhe formulari i korrigjuar do të jetë në dispozicion që nga dita e nesërme me përfshirjen edhe të komuniteteve egjiptian dhe ashkali.

Gjithashtu për të qenë sa më objektive dhe transparente Policia e Kosovës dëshiron po ashtu të ju njoftoj se qysh para shpalljes së këtij konkursi për zyrtarë policorë ka zhvilluar fushata në funksion të inkurajimit të femrave dhe komuniteteve për të ju bashkangjitur Policisë duke përfshirë edhe fushatat për inkurajimin e komunitetit egjiptian dhe ashkali për të qenë pjesë e jona.

 

SHIKO MË SHUMË

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Moti sot: I vranët dhe me diell, temperaturat deri në 26 gradë

Këtë të premte pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi të reshjeve...

Bashkësia Islame njofton në sa ora do të falet të dielën Kurban Bajrami

Bashkësia Islame ka bërë të ditur se namazi i Kurban Bajramit me 16 qershor...