Mourinho: Mos thoni se Man City e fitoi titullin sepse ne humbëm… nuk është e drejtë!

PUBLIKUAR

“Ekipi më i mirë e fitoi titullin, jo sepse humbi Manchester Unitedi”, thotë Mourinho.

Manchester City është edhe matematikisht kampion i Premierligës pesë xhiro para fundit të edicionit 2017/18, pas dështimit të Manchester United në shtëpi nga West Brom, raporton Goal, transmeton Gazeta Express.

Për shumë kë, Man United ia dhuroi titullin Manchester Cityt, për këtë ka reaguar menjëherë Jose Mourinho.

“E kam uruar Manchester Cityn për titullin kur kisha shansin sepse e kam ditur se do t’ia dalin”, u shpreh Mou.

“Nëse do të isha në vend të tyre, do të isha i zhgënjyer nëse njerëzit do të thonin se ata fituan sepse West Bromi e mposhti Man Unitedin. Ata e fituan sepse ishin ekipi më i mirë. Humbën vetëm dy ndeshje”, theksoi mes tjerash Mou. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...