Ousmane Dembele dëshiron të ribashkohet me dikur bashkëlojtarin e tij te Borussia Dortmundi, Pierre-Emerick Aubameyang.
Dembele nuk e kundërshton largimin nga Barcelona këtë verë dhe Arsenali është destinacioni i tij i mundshëm, sipas Don Balon, përcjell Gazeta Express.
Anësori është i frustruar me mungesën e minutazhes dhe druhet se gjërat për të do të përkeqësohen edhe më shumë nëse Antoine Griezmann vjen në skuadër në verë.
Dembeles do t’i interesonte transferimi në Londër, sepse aty do të ribashkohej me Pierre-Emerick Aubameyangun, i cili në janar iu bashkua Arsenalit. /Gazeta Express/


