“Kush thotë se Roma është kundërshtar i lehtë, nuk i kanë parë ndeshjet kundër Barçës”

PUBLIKUAR

Klopp beson se Roma është kundërshtar i vështirë për Liverpoolin, ngjashëm siç do të ishin Bayern Munichu e Real Madridi.

Shorti i hedhur dje për fazën gjysmëfinale në Ligën e Kmapionëve hodhi Liverpoolin përballë skuadrës surprizë, që eliminoi Barcelonën duke shkruar histori, Roma.

Ashtu si me Barcelonën, në letër të gjithë mendojnë se Liverpooli do ta ketë më të lehtë kundër Romës, por të kundërtën e thotë Jurgen Klopp.

“Cila do skuadër që do të na kishte rënë, unë do të kisha thënë ‘kemi shanse’ sepse ky është futbolli – kështu që ka shanse kundër Romës (për të shkuar në finale)”, u shpreh Klopp.

“Por, nëse dikush thotë se ky është shorti më i lehtë për ne, nuk mund ta ndihmoj këtë person; ata mesiguri nuk i kanë parë dy ndeshjet kundër Barcelonës”, shtoi Klopp.

Liverpooli ndeshjen e parë e zhvillon me 24 prill në “Anfield”, kurse atë të kthimit me 2 maj në “Olimpico”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...