Strakosha: “Më falni, është faji im”

PUBLIKUAR

Strakosha ka kërkuar falje për paraqitjen kundër Salzburgut, që i kushtoi Lazios me eliminim nga Europa League.

Lazio e nisi mirë sfidën e dytë në Austri duke kaluar të parët në epërsi, por më pas pësuan deri në fund katër gola – që të gjitha u shënuan në pjesën e dytë, tre nga minuta e 72’ deri në atë të 76’.

Në portë për Lazion ishte portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili ndjen se gabimi që bëri te goli i dytë ndryshoi krejtësisht ndeshjen.

“Djelmoshat bën gjithçka që ishte e mundur. Ishte gabimi im te goli i dytë dhe ajo ndryshoi gjithçka, ndryshoi krejtësisht rrjedhën e ndeshjes”, u shpreh Strakosha.

“Është me të vërtet zhgënjyese që u eliminuam në këtë mënyrë. Pasi shënuam, pësuam shumë shpejt golin e barazimit dhe ndoshta kjo disi na frikësoj. Në atë moment, duket sikur ne u ndalëm (së luajturi)”. Deklaroi Strakosha. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...