Kahn: Është koha që Buffoni të pensionohet

PUBLIKUAR

Gianluigi Buffon duhet të pensionohet në fund të sezonit, bën të ditur portieri legjendar, Oliver Kahn.

“A duhet të pensionohet Buffoni? Është pyetje e rëndësishme. Po, nëse ai gjen kohën e duhur për t’i dhënë fund karrierës”, tha fillimisht ish ylli i Gjermanisë dhe Bayern Munich për Bild.

“Nëse ju nuk bëni hapin e duhur, në kohën e duhur për t’u pensionuar, një ditë do t’ju dhembë shumë. Shembull, Philipp Lahm, u largua në kohën e duhur”, shtoi Kahn.

Kahn këtu iu referua dështimeve të Italisë për të shkuar në Kupën e Botës dhe Juventusit për Champions League, trofe të cilin nuk e ka fituar kurrë Gigi Buffon. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...