Sulmuesi i Bayernit është ankuar përmes rrjeteve sociale për gjyqtarin që nuk ndali faullin e shkaktuar nga lojtari i Sevillas.
Bayern Munich u kualifikua në gjysmëfinale të Champions League pasi e mposhti në udhëtim Sevillan 2-1, kurse sfida e kthimit në “Allianz Arena” përfundoi 0-0.
Sido që të jetë, ylli i Bavarezëve, Robert Lewandowski, ende po mendon për takimin dhe ka postuar një fotografi në rrjetet sociale për të treguar se si duket fytyra e tij pas duelit me Gabriel Mercado, por që nuk kishte faull sipas gjyqtarit kryesor.
“Nuk ka faull”, ka shkruar ai në rrjetet sociale. /Gazeta Express/



