Mbretërit ia ‘kallin’ autobusin Atleticos (Video)

PUBLIKUAR

Skuadra e Real Madridit ka arritur ta thyejë mbrojtjen e thellë të Atletico Madridit në minutat e fundit të ndeshjes për të shënuar fitore minimale prej 1-0, e cila ia siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Fillimi i ndeshjes kaloi nën dominimin e lehtë të Los Blancos të cilët zotëronin mesfushën, teksa Cristiano Ronaldo për pak sa nuk befasoi portierin Jan Oblak me një goditje nga distanca.

Chicharito ishte shumë pranë golit në minutën e 30-të, mirëpo goditja e tij me kokë përfundoi në korner. Gjithashtu edhe Ronaldo pati një goditje të fortë nga gjuajtja e lirë, të cilën e ndaloi mjeshtërisht Oblak.

Dy minuta pa përfunduar pjesa e parë, Ronaldo lëshoi një mundësi qind për qindtë përballë Oblak, i cili edhe kësaj radhe u tregua vendimtar.

Me të filluar pjesa e dytë, Isco i dha një pasim maestral Chicharitos në zonë, i cili gjuajti disa centimetra jashtë portës.

Rast të mirë nga afërsia pati edhe Sergio Ramos(60’) që goditi me kokë, mirëpo Oblak përsëri ishte në vend. Rast pothuajse të njejtë lëshoi edhe Koke(68’) i cili goditi plogësht me kokë përballë portierit Casillas.

15 minuta pa përfunduar ndeshja, Atletico mbeti me një lojtar më pak, pasi që Arda Turan mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja. Publiku u ‘elektrizua’.

Katër minuta më vonë Chicharito lëshoi përsëri një rast të artë për të shënuar, pasi që Oblak ia devijoi goditjen në korner.

Dhe, goli i fitores erdhi pas bashkëpunimit të mirë mes James Rodriguez dhe Ronaldo, ku ky i fundit asistoi te Chicharito, i cili e dërgoi lehtë topin në rrjetë(88’). Deri në fund të takimit tensionet u ngritën mes lojtarëve, mirëpo Los Blancos e ruajtën epërsinë dhe kështu me plot meritë u kualifikuan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...