Allegri: “Nuk ka VAR, kështu që u eliminuam…”

PUBLIKUAR

Massimiliano Allegri thotë se Juventusi u eliminua nga Champions League vetëm se në këtë garë ende nuk përdoret teknologjia VAR, pasi në të kundërtën, ata do të ishin në gjysmëfinale së bashku me Romën, Liverpoolin e Bayern Munichun.

Juventusi u eliminua nga Champions League nga Real Madridi me rezultatin total 4-3 në çerekfinale, pavarësisht fitores 3-1 të së mërkurës në fushën e “Los Blancos”.

Këta të fundit përfituan nga një penallti dramatike në sekondat e fundit të lojës, që ngjalli shumë debate e reagime.

Buffon dhe Juventus ishin të gatshëm të shkonin në kohën shtesë, pas një “shuarjeje” të mrekullueshme të avantazhit 3-0 të Real Madridit, por Cristiano Ronaldo i theu zemrat bardhezi me një goditje të lehtë, por vdekjeprurëse nga pika e bardhë.

“Penalltia? Gjyqtari e pa atë dhe e dha. Nuk më mbetet asgjë për të thënë. Ka shumë keqardhje nga ana jonë, skuadra luajti shumë mirë sonte. Edhe në Torino, për 60 minuta, gjithashtu, luajtëm mirë. Rezultati dënoi punën e ekipit. Unë kam qenë shumë i bindur në performancën e sotme.

Nuk ka VAR, kështu që kemi humbur, – shtoi Allegri. – Nuk ka shumë për të thënë, ky është problemi i UEFA-s. Gjithmonë kam thënë se VAR-i është një mjet shumë i rëndësishëm për vendime objektive dhe të rëndësishme, por nuk ka të tillë në Champions dhe ne duhet të merremi me këtë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...