Lipjan, Shënohet dita e Planetit Tokë

PUBLIKUAR

Dita tradicionale e Planetit Tokë shënohet në gjithë botën si personifikim i mirëmbajtjes të mjedisit ku jetojmë.

Në këtë rast, Drejtoria e Arsimit në Lipjan në bashkëpunim me Drejtorinë për Planifikim dhe Urbanizëm kanë organizuar aksion sensibilizues me nxënës, në të gjitha shkollat e komunës së Lipjanit.

Drejtori i DKA-së në Lipjan, Rasim Hasani , në përcjellje të këtij aktiviteti në Gjimnazin “ Ulpiana” në Lipjan, tha se Dita Botërore e Planetit Tokë, nuk mbetet vetëm simbolikë, dhe se ky aktivitet më tepër ka karakter ndërgjegjësues dhe parandalues të dëmeve që u shkaktohen pasurive tona natyrore.

“ Dita e Planetit Tokë, njihet si ditë e cila personifikon dëmet të cilat njerëzit mund t’ia shkaktojnë pasurive natyre, ne së bashku duhet parandaluar gjitha këto dëme që iu bëhen pasurive tona natyre”, është shprehur drejtori Hasani.

Ndërsa drejtori i Gjimnazit “ Ulpiana” në Lipjan, Semir Gashi tha se, dita e planetit tokë është ditë vetëdijesuese, për mirëmbajtjen e mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë. Po ashtu drejtori Gashi tha se, ne si shoqëri kemi nevojë më shumë se kurrë për aktivitete të tilla.

Ndryshe, Dita e Planetit Tokë, sot është realizuar në 29 shkolla të komunës së Lipjanit, Zyra për informim Lipjan.

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...