Edhe Arsenali futet në garë për brazilianin e shumëkërkuar

PUBLIKUAR

Arsenali është futur në garë për njërin prej talentëve më të kërkuar brazilian.

Arsene Wenger është i interesuar ta transferojë Kenedy, nëse Chelsea vendos ta shesë përfundimisht atë gjatë verës, raporton ESPN, përcjell Gazeta Express.

Kenedy është duke pasur një sezon fantastik si lojtar i huazuar te Newcastle United dhe performancat e tij mbresëlënëse kanë rënë në sy të shumë klubeve, përfshirë të gjigantëve si Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.

E ardhmja e tij afatgjate në Chelsea është e pasigurt dhe Arsenali është në mesin e klubeve që janë të interesuara të dinë nëse ai është në shitje në mënyrë që të tentojnë t’i sigurojnë shërbimet e tij. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...