Bayern Munich mund të jetë i gatshëm t’i ofrojë hiç më pak se 80 milionë euro për yllin e Barcelonës, Ivan Rakitic.
Kroati është titullar i padiskutueshëm në “Camp Nou” që prej vitit 2014, por druajtjet për transferimin e mundshëm të Antoine Griezmannit dhe blerja e konfirmuar e Arthur mund t’ia rrezikojnë atij vendin në 11-shën e parë të Barçës, transmeton Gazeta Express.
Kampioni i Bundesligës shpreson se do ta shfrytëzojë këtë duke ofruar një shumë të majme parash për 30-vjeçarin. /Express/


