Ylli i Barcelonës: Ky është tmerri më i madh që më ka ndodhur ndonjëherë

PUBLIKUAR

Sergio Busquets ka pohuar se eliminimi nga Liga e Kampionëve pas humbjes prej Roma është tmerri më i madh që e ka përjetuar q prej se luan futboll për Barcelonën.

Skuadra katalane nuk arriti t’i bëjë ballë presionit të Romës, e cila e përmbysi humbjen 4-1 në “Camp Nou” duke shënuar fitore të pastër 3-0 mbrëmë në “Olimpico”, transmeton Gazeta Express.

“Është tmerri më i madh që e kam përjetuar që prej se jam pjesë e Barcelonës”, ka thënë Busquets.

“Rezultatet në udhëtim në dy sezonet e fundit kanë qenë shumë të këqija në Evropë dhe duhet t’i ndryshojmë gjërat nëse dëshirojmë ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, shtoi ai.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...