Gungodan kishte arritur marrëveshje dhe kishte kaluar testet mjekësore me Barcelonën

PUBLIKUAR

Barcelona kishte arritur marrëveshje për ta transferuar Ilkay Gundoganin nga Borussia Dortmundi në vitin 2015, raporton e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”.

Barça ka qenë admirues afatgjatë i mesfushorit gjerman dhe kishte arritur marrëveshje me Dortmundit për transferimin e tij për 20 milionë euro në vitin 2015, një vit para se ai t’i bashkohej përfundimisht Manchester Cityt, transmeton Gazeta Express.

Gungodan, i cili i kishte kaluar edhe testet mjekësore te Barça, ishte i emocionuar se do të kalonte në “Camp Nou”, edhe pse nuk do të kishte qenë në gjendje të luante për gjashtë muaj pasi klubi katalan ishte subjekt i një ndalese të transferimeve të vendosur nga FIFA në atë kohë.

Megjithatë, në fund, trajneri i atëhershëm i Barcelonës, Luis Enrique, zgjodhi ta transferojë Arda Turanin në vend të Gundoganit dhe kalimi i tij në Spanjë dështoi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...