Presidenti i Realit: U përpoqa ta transferoja Tottin por më tha se s’mund ta braktiste Romën

PUBLIKUAR

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e ka konfirmuar se kishte tentuar ta transferohet Francesco Tottin nga Roma.

Megjithatë, ofertat e tij ishin refuzuar nga legjenda romake, i cili ia kishte bërë të qartë në atë kohë se nuk mund ta braktiste Romën, transmeton Gazeta Express.

Totti e ka kaluar gjithë karrierën në Romë deri në pensionimin e tij sezonin e kaluar, por besnikëria e tij për skuadrën e zemrës nuk ka ardhur si pasojë e mungesës së ofertave të majme.

“Totti është njëra prej legjendave që gjithmonë e kam dashur”, ka thënë Perez për Gazzetta dello Sport.

“Para vitit 2006, në fillim të presidencës sime, i telefonova atij dhe i kërkova të vinte, por më tha se nuk mund ta linte Romën”, zbuloi Perez. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...