Mediat italiane raportojnë se Juventusi është i interesuar ta kthejë në skuadër sulmuesin e Chelseat, Alvaro Moratan, gjatë afatit kalimtar veror.
Përfaqësuesi spanjoll i kaloi dy sezone me “Zonjën e vjetër”, por Real Madridi e aktivizoi opsionin për ta riblerë atë në verën e 2016-s dhe e ktheu sulmuesin në Madrid, transmeton Gazeta Express.
Pas vetëm një sezoni kthimi në Madrid, Morata u shit në Chelsea por të kaltrit është pothuajse e sigurt se nuk do të mundë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Kjo më shumë mundësi do të bëjë që Antonio Conte ta braktisë klubin, dhe sipas Corriere dello Sport kjo nënkupton se Morata më gjasë do të kthehet në Juventus.
Edhe pse Juventusi është i etur ta kthejë atë në skuadër, paga mund të jetë një pengesë e rëndësishme.
25-vjeçari i fiton rreth 8 milionë euro në sezon në Londër, më shumë se lojtari më i paguar në Juventus, Gonazalo Higuain, i cili i fiton 7.5 milionë euro në vit. /Gazeta Express/


