Virgil van Dijk ka thënë se e ka pasur problem të flejë pas performances mahnitëse të Liverpoolit kundër Manchester City në ndeshjen e parë çerekfinale në “Anfield”.
Djelmoshat e Jurgen Klopp e mposhtën liderin e Premierligës me rezultat të thellë 3-0 javën e kaluar në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
“Ka qenë e vështirë të flija [pas ndeshjes]”, ka thënë Van Dijk para ndeshjes së kthimit.
“E dija para se t’i bashkohesha, dhe e di tani, sa shumë cilësi ka kjo skuadër dhe sa të mirë mund të jemi nëse e japim 100% nga vetja”, shtoi ai.
“Ndeshja në shtëpi ishte shembull i përkryer – të gjithë u fokusuan 100%. Të gjithë treguan cilësitë që i posedojnë. Dhe mund ta shihni çfarë ndodhi”, theksoi ai.
Liverpool është me një këmbë në gjysmëfinale dhe sonte do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj Manchester Cityt në “Etihad”. /Gazta Express


