Alessandro Del Piero ka insistuar se ende ka gjasa që Juventusi dhe Roma të kalojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Alessandro Del Piero ka insistuar se ende ka gjasa që Juventusi dhe Roma të kalojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Të dy klubet italiane përballet me mision pothuajse të pamundur këtë mesjavë në Champions, pasi Juventus e ka humbur ndeshjen e parë në shtëpi me rezultat të thellë 3-0, ndërsa Roma u mposht nga Barcelona 4-1 në “Camp Nou”, transmeton Gazeta Express.
“Juventus dhe Roma janë ekipe madhështore dhe ende është e mundur që ato të vazhdojnë tutje”, tha Del Piero për RMC Sport.
“Çdo gjë mund të ndodhë, edhe kundër ekipeve si Real Madridi dhe Barcelona. Do të jetë e vështirë por si italian dhe juventin, shpresoj se ato do të vazhdojnë tutje”, shtoi ai. /Gazeta Express/


