Arrihet marrëveshja: Tuchel nënshkruan kontratë dyvjeçare me PSG-në

PUBLIKUAR

Thomas Tuchel është trajner i ri i Paris Saint-Germainit, sipas të përditshmes gjermane “Bild”.

Sipas Bild, që bazohet në burime të Sportbuzzer, ish-trajneri i Borussia Dortmundit ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin parisien dhe ka opsion për ta zgjatur atë për edhe një vit tjetër, transmeton Gazeta Express.

44-vjeçari do ta marrë drejtimin e PSG-së në fund të këtij sezoni, kur edhe do ta zëvendësojë Unai Emeryn.

Tuchel ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm te gjigantët anglezë, Arsenal dhe Chelsea.

Megjithatë, tashmë është e qartë se ai ka zgjedhur ligën franceze, ku nga sezoni i ardhshëm do t’i udhëheqë Neymarin me bashkëlojtarë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...