Gareth Bale është kritikuar ashpër nga ish-lojtar dhe trajneri i Real Madridit, Jorge Valdano, për të cilin ka thënë se çfarëdo që bën nuk vlen 100 milionë euro.
Real Madridi investoi një shumë prej 100 milionë euro, rekord botëror i asaj kohe, për përfaqësuesin uellsian në vitin 2013, transmeton Gazeta Express.
Bale është shumë pranë t’i arrijë 200 paraqitje për klubin, të cilit i ka ndihmuar të triumfojë në La Liga, Kupë të Mbretit dhe Kupën Botërore për klube, bashkë me tituj në Ligën e Kampionëve.
Valdano ka thënë për El Transistor: “Çfarëdo që Bale bën nuk vlen 100 milionë euro dhe ai është çmimi që ai bart në fanellën e tij”.

“[Gjatë derbit] Cristiano Ronaldo u duk shumë mirë fizikisht. Ai luajti në të gjitha pjesët e sulmit dhe po gëzon një periudhë fantastike të vetëbesimit”, ka shtuar ai.
“Asgjë nuk i mungon duelit të tij me Leo Messin për të qenë lojtari më i mirë në botë. Është Real Madridi kundër Barcelonës dhe Evropa kundër Amerikës Jugore. Është një betejë mes dy gjenive”, theksoi Valdano. /Gazeta Express/


